Serbisë me ia bë çka janë kah i bëjnë Kosovës, besomëni, isha mërzitë. Jemi të prirë me shfrytëzua rastin në momentet më kritike që ndodhet shteti dhe e ardhmja e tij. Tre vjet nuk pati kërcënime, u gjet dy ditë para votimit për zhbllokimin e Kosovës, të “kërcënohet” deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Shkruan: Ardian Azemi
Rrenë e kulluar! Brishtësia e gjyqësorit në Kosovë, ka krijua terren të mirë që individë dhe grupime të caktuara politike me veprua ashtu si duan, pa pasur frikë nga ligji.
Shumë normale është bërë me dalë në televizione me fol për vrasje, në institucione me i thënë tjetrit kriminel, shumë normale me thënë më kanë kërcënuar, dhe i hip makinës del pi kafe, pa të pyet askush nga organet e drejtësisë. Trishtim! Për një gjë jam shumë i sigurt, pavarësisht nëse keni me dhënë votën pro demarkacionit apo kundër, lëvizja e lirë e qytetarëve do të ndodh, sepse është e drejt e pakontestueshme kjo.
Ju veç keni me vonua Kosovën në rrugën e integrimeve, por binduni se nuk keni me ndal. Ju edhe mund ta qoni vendin në zgjedhje, por binduni se keni me dështua. Jeni për gjynah! Keni luajt ashtu siç keni dasht me punëtorë, kompanitë tuaja kanë përfitua në kurriz të punëtorëve, keni përfitua duke shfrytëzua papunësinë e madhe.
Vizat kanë me u heq, qytetarët kanë me dal e me gjet vende pune në shtete evropiane, kjo është kah iu brengosë. Ju jeni në gjendje me bllokua Kosovën, veç me vazhdua të përfitoni pafundësisht, të manipuloni me punëtorë, ti shfrytëzoni deri në ekstrem.
S’keni me ia dalë! Votoni për zhbllokimin e shtetit dhe qytetarëve. Votoni që Kosovës ti hapet rruga e integrimeve evropiane. Jemi të gatshëm të punojmë për ju qoftë edhe pa pagesë, veç mos rreni, veç mos e bllokoni shtetin dhe qytetarët. Kosova nuk ka asnjë borxh kundrejt jush.
Sejdiu: Iniciativa për shfuqizimin e Speciales ka paraqitur pasojat e para
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mirëpritet nga personalitete të larta të AP NATO-s në Bruksel
Haliti ngushëllon familjen Bajrami me rastin e vdekjes së ish-delegates Kadrie Bajrami