Luftëtari mbetet gjithmonë luftëtar. Edhe atëherë kur e heq armën nga duart.
Nga beteja me armë në betejën për ndërtimin e shtetit e nga kjo e fundit në betejën për mbrojtjen e luftës së shenjtë për liri. I tillë është Hashim Thaçi dhe shokët e tij.
I tillë ishte edhe sot gjatë orëve sa qëndruam bashkë me miqtë e mi Izmi Zeka, Fatmir Daku dhe Jeton Ukshini, në Qendrën e Paraburgimit.
Shëndetplotë, i afërt dhe i bindur për triumfin e tij dhe shokëve në mbrojtje të së vërtetës më sublime të këtij populli, UÇK-së.
Dalshi faqebardhë!