Në samitin e BE në Tiranë është nënshkruar marrëveshja e tarifave roamning mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh para samitit se marrëveshja për tarifat roaming është një hap shumë i rëndësishëm.
“Sot do të nënshkruajmë një marrëveshje për tarfiat roaming, është një arritje konkrete. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, një tjetër element është mbështetja që duam t’i japin Ballkanit Perëndimor në raport me krizën energjetike dhe vështirësitë energjetike që janë pasoja të luftës së Rusisë në Ukrainë. Është emocionuese që në këtë rajon të kemi një takim të këtij niveli. Ne jemi shumë të bindur që e ardhmja e Europës dhe fëmijës tanë do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor, pjesë të Europës”, u shpreh ai.
/Gazeta Express