Pesë shkollave në Gjilan, po i shtohen 5 terrene sportive, këtë e ka konfirmuar përmes një statusi në ‘facebook’, kryetari Alban Hyseni.
Hyseni ka treguar se vlera e pesë terreneve sportive është rreth 303 mijë euro.
Shkrimi i plotë:
Shkollave të Gjilanit po i shtohen 5 terrene sportive në vlerë rreth 303 mijë euro ⚽️🏐🏀
Siç jemi zotuar edhe në programin qeverisës, rëndësi të veçantë po i kushtojmë zhvillimit të terreneve sportive.
📍“Bajram Curri”, fshati Shurdhan – në vlerë 77,550.00€
📍“Skënderbeu”, fshati Vërbicë e Kmetocit – në vlerë 66,870.00€
📍“Fetah Qerimi”, fshati Vërbicë e Zhegocit – në vlerë 58,854.00€
📍“Afërdita”, fshati Kishnapole – në vlerë 57,733.60€
📍“Sadulla Brestovci”, Gjilan – në vlerë 41,870.00€
janë 5 shkollat🏫 të cilat shumë shpejtë do të bëhen me terrene sportive.
Ne do të vazhdojmë të investojmë në terrene të reja sportive në çdo vendbanim, me qëllim që nxënësit të angazhohen në skuadrat shkollore të futbollit, basketbollit, volejbollit dhe sporteve të ndryshme; por edhe qytetarëve t’iu krijohen kushte sa më të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
#perSportin