Policia e Kosovës ka njoftuar se një banor ka vdekur në Entin Special gjatë ditës së djeshme.
Në raportin 24 orësh, policia thotë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës
“Nga Enti Special është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.