Aktori kosovar Fatmir Spahiu i njohur si ‘Bufi’ ka bërë një reagim në llogarinë e tij në Facebook.
Përmes statusit ai tha se kosovarët dëshirojnë të jetojnë dinjitetshëm.
“E kemi shiju lirinë, kemi bo shtetin, kemi bo policinë dhe ushtrinë. Kemi vetëdije shtetërore, kemi miq, pra jemi këtu për me mbete gjithmonë. Rrnoftë Kosova”, shkroi ndër të tjerash.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Miremengjes miq,Paqja eshte alternativa e vetme, ska opcion tjeter. Familjet Shqiptare dhe te tjeret ne Kosove, kane vetem nje aspirate, me rrnu qete dhe dinjiteteshem kete jete. Por nese dikush mendon, qe kosovaret jane ata qe ishin ne te 90tat, atyre qe ju patet mare edhe ajrin, ata qe kishin humbe shpresen dhe besimin, ata qe keni mujte me i ngarku neper trena, gaboheni rand. E kemi shiju lirine, kemi bo shtetin, kemi bo policine dhe ushtrine. Kemi vetedije shteterore, kemi miq, pra jemi ketu per me mbete gjithmone.Rrnofte Kosova