Kriza aktuale në Kosovë është trajtuar edhe nga gazeta zvicërane, Blick, e cila ka shtruar dilemën se a po rrezikohet në Kosovë një luftë tjetër në Evropë.
Gazeta zvicerane ka marrë mendim të ekspertit gjerman për Ballkanin, Konrad Clewing, për tensionet në Kosovë.
Sipas gazetës, shkas i tensioneve të fundit ishin planet e qeverisë në Prishtinë për të caktuar zgjedhjet lokale në zonat me shumicë serbe për 18 dhjetor. Partia kryesore serbe njoftoi menjëherë bojkotin e saj dhe ndërsa autoritetet zgjedhore ishin gati të fillonin përgatitjet në fillim të javës, në pjesën veriore të Kosovës pati të shtëna dhe shpërthime.
Kjo gazetë po ashtu ka marrë postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që bëri të dielën në Twitter.
Agjencia e lajmeve “AP” ka shkruar se si “Serbia po mendon të dërgojë trupa në Kosovë, ndërsa tensionet po përshkallëzohen”.