Një i burgosur, është gjetur sot pa shenja jete, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, sot rreth orës 12 e 40 minuta.
Kështu njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomen e tij. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë”, thuhet në komunikatë.
Për këtë rast ka filluar procedurë hetimore.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, po të njëjtit i thanë gazetës se nuk guxojnë të japin detaje nga ky rast.