Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është deklaruar për media pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti.
Ai u shpreh optimist se do të ketë një zgjidhje sa i përket situatës së krijuar në veri pas vendosjes së barrikadave në fshatin Rudarë në Zveçan.
Tutje, Escobar deklaroi se ka nevojë për qetësi në këtë situatë, teksa shtoi se presin që të ketë implementim të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“E bëra të qartë për pritjet që do të fillojmë të bisedojmë për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Shpresoj që do të kemi një rrugë përpara për këtë krizë në një të ardhme të afërt. Përfaqësuesi i BE-së është këtu fe shpreha mbështetjen time për përpjekjet e tij për të shkuar përpara me propozimin Franko- Gjerman”, tha Escobar. /teve1.info/