FC DRITA është shpallur kampion vjeshtor me 38 pikë, ku futbollistët tanë shënuan plot 36 gola krahas 19 golave të pranuar.
Sulmuesi i FC Dritës, Marko Simonovski shënoi 11 gola si golashënuesi i parë në Superligë për këtë stinor, ndërsa Besnik Krasniqi ishte i saktë 10 herë dhe renditet në pozitën e tretë.
Gjatë këtij gjysmë edicioni me gola kontribuan edhe Ardit Tahiri (4), Blend Baftiu (2), Almir Ajzeraj (2), Almir Kryeziu (2), Ardian Limani (1), Muharrem Jashari (1), Prince Balde (1), Drilon Islami (1) dhe Ilir Blakçori (1).