Kryeministri i vendit, Albin Kurti dorëzoi sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kreu i ekzekutivit tha se Kosovës i duhet ndihma e BE-së pasi ajo dëshiron që të jap kontributin e saj.
Rreth asaj se sa do të zgjasë hyrja e Kosovës në Bashkimin Evropian, Kryeministri Kurti përmendi periudhën nëntë vjeçare si një periudhe mesatare dhe të arsyeshme për Kosovën.
“E kuptojmë se rruga jonë përpara bazohet në meritat tona vetanake as nuk kërkojmë derë anësore, duam ta ndërtojmë vendin tonë me popullin. Na nevojitet ndihma e BE-së në Kosovë e cila dëshiron të jap kontributin në BE. BE është destinacion që synojmë dhe është fati që përqafojmë. Që nga momenti kur dorëzohet aplikacioni deri te pranimi janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme, që nga Suedia e Finlanda 3 vjet e te Malta 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh. Është reale për Kosovën që të paguajë këtë kohën mesatare”, tha Kurti.