Lionel Messi ka munguar në seancën e fundit stërvitore të Argjentinës në Katar të enjten në mbrëmje.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Messi ka pësuar një lëndim dhe nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës, transmeton IndeksOnline.
Burimet e gazetës bëjnë të ditur se futbollisti i PSG-së, ishte duke bërë ushtrime në palestër.
Megjithatë Messi do të jetë i gatshëm të luaj për finalen e Kupës së Botës.
Në stërvitjen e fundit me pjesën tjetër nuk ishin edhe mesfushorët Rodrigo De Paul, Alexis McAllister dhe portieri Emiliano Martinez.
Argjentina të dielen luan në finale të Kupës së Botës kundër kampionit në fuqi, Francës.
Ndeshja fillon nga ora 16:00.