Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për Vali Corleonen, me të cilin do t’i vazhdohet edhe për 15 ditë ekzaminimi psikiatrik. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i kësaj gjykatë.
“I është vazhduar ekzaminimi edhe për 15 ditë pas rekomandimit të ekspertit nga Instituti i Forenzikës Psikiatrike”, ka thënë zëdhënësi i gjykatës, Sabit Shkodra.
Corleone dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmimi ndaj familjarëve të tij, kështu duke shkaktuar dhunë në familje.