Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndalimit në Merdarë që iu është bërë nga Serbia, Rada Trajkoviqit, presidentes të Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës.
Sipas tij, ndalimi i saj për 10 orë në kufi është bërë nga regjimi autokratik. “Ndalimi i Rada Trajkoviq, këshilltare i Ministrit Nenad Rasiç diabetik, për herë të dytë këtë javë, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që respektojnë ligjin”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ndryshe Rada Trajkoviq, presidente e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, u mbajt në Merdarë për më shumë se njëmbëdhjetë orë.
Për ndalimin ajo ka shkruar në Twitter. “Në mënyrë të paligjshme dhe jokushtetuese, m’u konfiskuan dokumentet dhe m’u pengua liria e lëvizjes”, tha Trajkoviq.
Ajo gjatë natës ka njoftuar disa herë në Twitter se nuk e dinte arsyen për të cilën u ndalua, si dhe se ishte pa terapinë e rregullt me insulinë.