Kryetari Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se sot bashkë Dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Artan Dërmaku dhe stafin akademik të UKZ, kanë zhvilluar takim dhe kanë pasur diskutime dhe ide inovative për shumë projekte dhe të reja të fushës së teknologjisë.
Shkrimi i plotë:
Shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin, falë bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit Kadri Zeka
Bashkë me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Artan Dërmaku dhe stafin akademik të UKZ zhvilluam një takim të frytshëm me diskutime dhe ide inovative për shumë projekte dhe të reja të fushës së teknologjisë, veçanërisht bashkëpunimit në strategjinë “Smart City”.
👨💻 Studentët e shkencave kompjuterike prezantuan punimet e tyre praktike të avancuara në kuadër të strategjisë Smart City, me të cilat dëshmuan edhe një herë angazhimin dhe metodat unike me të cilat punohet në këtë fakultet, me kurrikulë të bazuar në modelet më të mira evropiane.
🌐 Sektori i teknologjisë – digjitalizimi i qytetit është një nga objektivat tona, andaj jemi më se të përkushtuar të bashkëpunojmë me studentët dhe stafin akademik të FSHK, në implementimin e projekteve që do të ndihmonin në zhvillimin e inovacionit dhe lehtësimin e ofrimit të shërbimeve cilësore në aspekt afatgjatë.