Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka shkruar se një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një “proteste” dhe nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqje.
Musliu ka shkruar nw Facebook se Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane.
“Kosova nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë sesi duhet të trajtohen…Shqiptarët e dinë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë. Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve. Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet”, ka shkruar ai.