Paisja me helikopterë të policëve në veri nga barrikadimi i pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, po shihet si një nevojë e domosdoshme.
Për këtë ka folur edhe Nexhmedin Spahiu, njohës i zhvillimeve në veri i cili theksoi se shteti i Kosovës do të duhej që për raste të tilla t’i kërkonte helikopterë Shqipërisë.
“Nëse është problem një helikopter, pse nuk ia kërkoni huazim Shqipërisë. Kur po është sezona e verës, Policia e Kosovës po shkon deri në Durrës po bën patrollim, duke harxhuar resurse, derivate për me i kry punë Shqipërisë. Kur ke kërkesë ndaj KFOR-it, sigurisht a i dinë punët e veta e të thotë prit. Nuk është punë e parrezikshme largimi i barrikadave, sepse dihet që kufiri rrezikohet nga snajperistët”, tha Spahiu në Kanal10.