Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me aktivitete të ndryshme, nën moton “Natyra për Ujin” shënoi Ditën Botërore të Ujit. Kjo ministri aktivitet sensibilizuese e vetëdijësuese për qytetarë kishte organizuar edhe në Gjilan, transmeton 2LONLINE.
Fillimisht, nxënësit e shkollave fillore para teatrit të qytetit në Gjilan, shpërndan fletushka te kalimtarët e rastit. Mesazhe në materialet promovuese ishte i drejtpërdrejtë, për rëndësinë e ujit e kursimin e ujit të pijshëm.
Në Gjilan për këtë ditë të shënuar ishin edhe përfaqësuesit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit zëvendës ministri Bashkim Musliu dhe zyrtarë të tjerë nga niveli lokal.
Në këtë rast, zv/ministri Bashkim Musliu, i cili ndër të tjerash foli për rëndësinë e kësaj dite dhe për planet e ministrisë në lidhje me ujin.
“Ministria është në fazën e hartimit të politikave që besojmë se do të ketë ndikim në ruajtjen e natyrës dhe ujit. MMPH ne kontekst të zhvillimit të qëndrueshëm të resurseve ujore është në vazhdën e hartimit dhe miratimit të politikave të reja të aspektit organizativ dhe zhvillimor si: Përfundimi i ‘Strategjisë Shtetërore të Ujërave dhe Rregullores së Organizimit dhe Sistematizimit të Vendeve të Punës në Ministri, për të rritur efikasitetin e zbatimit të këtyre politikave në favor të ruajtjes dhe kujdesit ndaj burimeve dhe rrjedhave ujore”, ka thënë Zv/ministri Musliu.
Takimin e përshëndeti edhe kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, i cili ndër të tjera theksoi nevojën edhe për dy penda në furnizimin e plotë me ujë.
E kemi ngritur disa herë si çështje nevojën që ky regjion ka për të paktën edhe dy pendave për furnizim me ujë për qytetarët. Aktualisht, ne ofrojmë 320 litra në sekondë për 24 orë”, ka shtuar Suliqi.
Ndërsa, Besmir Kokollari, zyrtar në këtë ministri përcolli përshëndetjet e Ministres së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albulena Reshitaj.
Në kuadër të kësaj dite, u mbajt edhe tryezë diskutimi me temë ”Natyra për Ujin” në kontekst të Planeve Zhvillimore Komunale, ku morën pjesë zyrtarë të komunës së Gjilanit, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” si dhe njohës të kësaj fushe.
Në fund të tryezës dolën rekomandimet për hapat që duhet ndjekur në menaxhimin e duhur të burimeve ujore në Kosovë, por edhe investimet konkrete në termocentrale të ujit apo penda. Theks të veçantë në këtë tryezë pati edhe kursimi i ujit dhe menaxhimi i duhur i kapaciteteve ujore në Anamoravë dhe Kosovë në përgjithësi.