”Po më dhimbsesh që s’je këtu, të shohësh sa ngjyra të bukura po merr qielli e sa e hijshme duket Liria.”
Bashkëshortja e heroit të kombit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka kujtuar 24 marsin e 19 viteve më parë, kur filluan bombardimet e NATO-s duke kujtuar fjalët e Agimit.
“Agimi jem, po bëhen 19 vite sot, kur më thirre e ndave me mua gëzimin që më në fund ndodhi mrekullia. Qielli mbi Kosovë po zbardhej nga bombardimet e NATO-s dhe shpresa në fitore të afërt po shtohej! ”Po më dhimbsesh që s’je këtu ta përjetosh këtë ndjenjë ,tē shohēsh sa ngjyra të bukura po merr qielli e sa e hishme duket Liria..,” në telefon më ofrove oshëtimën e asaj lirie e cila ende nuk arriti ashtu siç e dëshirove ti dhe trimat tanë!”