Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje, duke filluar nga ora 10:00.
Në mesin e 36 pikave të rendit të ditës, që e ka siguruar Demokracia.com është edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.
“Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, është pika e 16-të e rendit të ditës.
Po ashtu do të shqyrtohet edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Kosovës dhe këtyre dy shteteve mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit dhe Pasagjerit.