Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Policia e Kosovës, ka pranuar informacion me përmbajtje kërcënuese për mjetete shpërthyese në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë
Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.
Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.