Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës.
Ai ka thënë se është mirë që po largohen pa ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.
“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, ka thënë Kurti në pritjen për gazetarët me rastin e festave të fundvitit.
Ndryshe përveç largimit të barrikadës afër pikës kufitare në Merdarë nga ana e territorit të Serbisë, ka nisur largimi edhe i barrikadës në Rudar.