Asociacioni Alternativ i Shkrimtarëve me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu” ka shpallur veprat më të mira të vitit 2022.
Ju bëjë me dije se libri im i fundit “ Një emër nga letërnjoftimi”, qenka nderuar nga juria letrare si vepra më e mirë në prozë e botuar në këtë vit.
Ju Faleminderit për vlerësimin!
***
ARS CLUBI “BEQIR MUSLIU” SHPALL VEPRAT MË TË MIRA TË VITIT
Jurie letrare për përzgjedhjen e veprave më të mira të botuara gjatë vitit 2022 nga anëtarët e Ars Clubit “Beqir Musliu”, në përbërje: Nexhat Rexha, Sadete Tërnava – Osmani e Sherafedin Kadriu, pas leximit të veprave letrare të botuara gjatë këtij viti nga anëtarët e këtij asociacioni alternative shkrimtarësh me seli në Gjilan, si dhe konsultimeve e shqyrtimeve gjatë takimeve tona të punës, vendosi t’i shpall këto vepra, si më të mirat për vitin 2022:
NË FUSHËN E POEZISË,
vepër më të mirë shpall përmbledhjen poetike, TROKITJE TË PRUSHTA, të shkrimtares ALBINA IDRIZI, e cila përveç se dëshmon pjekurinë krijuese të kësaj autoreje, shënon ngritje të mëtejme në planin artistik si dhe një kërkim më të thelluar në botën e artit letrar përmes prurjeve të reja poetike.
NË FUSHËN E PROZËS,
vepër më të mirë shpall përmbledhjen me tregime, NJË EMËR NGA LETËRNJOFTIMI, të shkrimtarit MUHAMET HALILI, i cili, një kohë të përafërt me trauma, luftë e flijime , e vështron dhe shtjellon nga rrafshi letrar,me një mjeshtri artistike duke i dhënë rrëfimit jo vetëm dramacitet po edhe një figurshmëri poetike që e përafron edhe më shumë me lexuesin.
NË FUSHËN E KRITIKËS LETRARE,
veprën me studime e kritika letrare, me titull SHOSHITJE LETRARE të shkrimtarit SHEFQET DIBRANI, e cila veçohet si për mënyrën e zgjedhjes, shtjellimit të materies letrare , gjithashtu edhe për përkushtimin vlerësues e profesional .
Juria shpreh konsideratë edhe ndaj gjithë veprave tjera të anëtarëve të këtij asociacioni, po dhe përgëzon poetët e rinjë, Hevzi Mustafa, Alisa Bekteshi e Eljesa Halimi, që gjatë këtij viti botuan veprat e tyre të para.
Juria letrare: Sadete Tërnava – Osmani/ Nexhat Rexha/ Sherafedin Kadriu