Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se sot është gjobitur një kompani e ndërtimit me 200 euro.
Kjo për shkak se makineria e cila barte cimento dhe ajo kishte ndotur hapërat publike.
Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë të trajtojë kërkesat e qytetarëve konform procedurave të parapara ligjore.
Shkrimi i plotë:
Makineria ndot hapësirën publike. Inspektorët reagojnë shpejtë pas ankesave të qytetarëve, duke gjobitur kompaninë përgjegjëse në shumën prej 200€.
Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë të trajtojë kërkesat e qytetarëve konform procedurave të parapara ligjore, me qëllim të ruajtjes së hapësirave publike në komunën e Gjilanit.