Ish kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka uruar Vitin e Ri 2023.
Këtë urim Bekim Jashari e ka bërë në emër të tij, bacës Rifat Jashari dhe gjithë trashëgimtarëve të familjes heroike, raporton Veriu info.
Postimi i plotë:
Të dashur vëllezër e motra, kudo që jeni,
Në emrin tim, mixhës së dashur Rifat, familjes dhe trashëgimtarëve të ri, ju urojmë vitin e ri 2023.
Uroj që ky vit të na sjellë shëndet, begati, lumturi, mirëqenie e suksese për ne, familjet dhe shtetin tonë.
Një urim të veçantë për mjekët, policët, ushtarët, zjarrfikësat dhe të gjithë ata që sot qëndrojnë larg familjeve duke iu shërbyer me përkushtim qytetarëve dhe shtetit tonë.
Për ne që sot jetojmë të lirë në trollin e babës Shaban, viti i ri është festë që na kujton dhe kthen pas në kohë, ku edhe pse në rrethana përndjekjesh e mobilizim për luftë nuk mungonte festa, me këngë e valle, bashkë me familjen dhe miqtë mysafir të shumtë që kishim.
Gëzuar për shumë mote!