Mërgimtarët që po zgjedhin këtë aeroport të vijnë në vendlindje, janë ata që jetojnë në Zvicër.
Është bërë e ditur se mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë këtë vit, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa, shkruan albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve, në periudhën janar-dhejtor kishte 2,964,845 pasagjerë.
Ky vit, pa dyshim është viti me numrin më të lartë të ardhjeve nga diaspora në Kosovë.
Referuar të dhënave nga Zyra për Informim nga ANP-ja, brenda kësaj periudhe, prijnë udhëtarët nga Zvicra, pastaj Gjermania, Turqia (mërgimtarët nga Amerika), Austria, Franca, Mbretria e Bashkuar, Norvegjia, Belgjika, etj.