Largimi i Listës Serbe nga Qeveria Haradinaj tashmë e ka vënë në rrezik edhe funksionalizimin e ekzekutivit.
Ndërkohë kryeministri Haradinaj në një konferencë për media gjatë ditës së sotme ku foli për aksionin e djeshëm ku u arrestua Marko Gjuriq, ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, pavarësisht se kush del dhe kush hynë në Qeveri.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se më përpara bashkohen Koreja e Jugut me Korenë e Veriut, sesa që jep dorëheqje Ramush Haradinaj.
Sipas Avdylit Haradinaj nuk mund të qeverisë pas largimit të Listës Serbe.
Reagimi i plotë:
Më përpara bashkohet Koreja e jugut me tē veriut se me ardhë-DORËHEQJA. Tani edhe me 50 deputetë po dashka me qeverisë.Përkrahja për intervenimin e ROSU dhe arrestimit e Gjuriqit po e përkthejka me përkrahjen tonë për qeverisjen e tij. Liderë të paparë kishte pas Kosova,kaq të dashuruar për karrike.
Humbja e shumicës vetëkuptohet që smund të qeverisësh edhe nëse stë rrëzon askush. Vetërrëzohesh. Veq ndoshta edhe ka qenë ndonjeri nga ata djemtë e ROSU me maska .Kurrë si dihet. E ateherë duhet me përkrah.