Pas vendimit të gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ushtarit të FSK-së, ka shkaktuar reagim.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka krahasur vendimin e gjykatës me vendimin për ish policin, Dejan Pantiq, shkruan Jepi zë.
Haxhiu ka shkruar se gjykata mori vendim tjetër për ish policin serb e ndryshe për ushtarin e FSK-së.
Postimi i plotë:
Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak.
Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg.
#Krejt dhe drejt
#Barazi dhe drejtësi