Gjatë kësaj jave moti në Kosovës do të jetë vranët me reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me borë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të shënojnë rënie të hënën deri në -3 gradë kurse ato maksimale më e larta do të jetë 9 gradë.
“Të hënën – Mot kryesisht i vranët, pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu. Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shendrrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetem reshje bore. Të martën – Mot kryesisht i vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante. Të mërkurën – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore. Të enjten – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet. Të premten – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nuk parashihen ndryshime në fushat termike. Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatare deri e fortë”, njofton IHMK./teve1.info.