Mediat sllovene kanë raportuar për dyshimet se ka transaksione të tjera të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë energjetike në Beograd, “GEN”.
Për këtë, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri, Albin Kurit “pa një zor të madh” nuk e mban Berishajn në detyrë.
“Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Slovene”.
“Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.