Të enjten në seancën plenare do të jetë në rend dite miratimi i projektligjit për trustin.
Kundër kësaj nisme që nga fillimi i propozimit ka qenë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Mirëpo, deputeti i këtij subjekti, Fatmir Humolli thotë që me të 19-in do të votojë pro këtij projektligji.
E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, shpreson se këtë herë do të ketë reflektim nga ana e deputetëve dhe do të kalojë ky Projektligj.
Pro kësaj nisme të martën janë shprehur edhe disa qytetarë.
“Më mirë tash se në pleqëri, sepse kur plakemi çfarë po na duhen atëherë”, tha qytetari Jetmir Aliu.
“Është e nevojshme ngase ato para të trustit qytetarët do të i shfrytëzojnë për qëllime të tyre, sepse mendoj që një pjesë e tyre kur dalin në pension nuk e mbërrijnë pensionin…”, tha Halil Koliqi.
Gjatë vitit të kaluar, përkundër debateve, propozimi për tërheqjen e këtyre mjeteve nuk është votuar nga shumica e deputetëve, me arsyetimin se këto para janë për moshën e pleqërisë.
Derisa korrikun e vitit 2022 u dorëzuan 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura nga organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit.