Provokimi i sotëm serb përmes demonstrimit të forcës ajrore mbi Preshevën shqiptare, po dëshmon diskursin regresiv hegjemonist – fashist, të aleancës së vetmuar ruso-serbe, e cila s’domend se tashmë si e komprometuar, po merr goditjet e njëpasnjëshme të botës së përparuar demokratike dhe të europës perëndimore.
Shqiptarët e Kosovës janë përballur me shtetin e hekurt serb, në rrethana dhe kushte shumë me të renda e të disfavorshme, madje të paimagjinuara, por megjithkëtë, ia kanë dalë mbarë dhe kanë fituar lirinë me forcën e vet ushtarake (UÇK-në) dhe me aleatët amerikan dhe perëndimor, duke e dëbuar pergjithmonë falangën serbe nga Kosova.
Serbia gabon nëse vazhdon të provokojë situata luftënxitëse, si ajo e fundit në Mitrovicë dhe kjo e sotmja, me sfilatë avionesh luftarak rus mbi Preshevë. Tashmë shqiptarët, pos moralit e motivit gjithëherë të lart, janë në situatë shumë më të favorshme, politike, edhe me kapacitete dhe potencial të mjaftueshëm të forcës ushtarake-policore shtetërore, për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial shtetëror, pa e perjashtuar asnjëherë edhe mbrojtjen e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Bujanoc, e kudo në token e vet arbërore ku ata jetojnë.
Serbia mund të shpëtojë atë qe i ka mbetur për të shpetuar, jashtë tokës shqiptare, vetëm përmes paqes dhe në fqinjësi të mirë me shqiptarët.