⭕️ Sqarim lidhur me rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë
Asnjë veprim i yni si institucione të komunës së Gjilanit, nuk ka ndikuar në rritjen e shumës së faturave të tatimit në pronë për vitin 2023. Ne nuk kemi ndryshuar as normën tatimore, që është kompetencë e komunës ✅.
Ne kemi qenë dhe mbetemi të përkushtuara që si institucione komunale të mos bëjmë veprime që rrisin taksat komunale apo tatimin në pronë për qytetarët e Gjilanit, sidomos në këtë kohë të krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shumicës së artikujve.
🔶 Rritja e faturave të tatimit në pronë për vitin 2023 është bërë si rezultat i ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave dhe Transfereve, bazuar në çmimet e tregut dhe që janë të kategorizuar sipas zonave urbane dhe rurale.
Sipas vlerësimit të bërë nga Ministria e Financave për pronat në komunën e Gjilanit, është rritur vlera e objekteve të banimit, afarizmit dhe parcelave, sipas zonave të caktuara të komunës.
🛑 Sa për sqarim, këto janë disa nga ndryshimet – rritjet në vlerësim të pronave në zonën e parë të Gjilanit;
⭕️ Për shtëpitë familjare për 1 m/2 është rritur vlera prej 425.00 euro në 470.00 euro.
Për banesa për 1 m/2 ka rritje të vlerës prej 475.00 euro në 650.00 euro.
Për parcela në zonën e parë, prej 200 euro në 300 euro për 1 m/2.
⭕️ Pra, ka rritje të vlerësimit të pronave në objekte banimi prej rreth 37%, ndërsa për parcela deri në 50% rritje të vlerës.
I ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit, që pas pranimit të faturave të tatimit në pronë për vitin 2023, mund të bëjnë ankesë nëse mendojnë se vlera e pronës së tyre që është bërë nga Ministria Financave, nuk është në harmoni me vlerën reale të tregut.
📩 Ankesat mund të dorëzohen në komunë, ku zyrtarët komunal do të ju udhëzojnë për procedurat, ndërsa ato shqyrtohen përsëri nga ana e Ministrisë së Financave.