Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e paraparë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si pasojë e vonesës së ministrit.
Pas mbledhjes së ekzekutivit, ishte paraparë që Murati të mbajë një konferencë për gazetarë, por që e njëjta është bojkotuar, pasi gazetarët kanë pritur për afër një orë.
Gazetarët e pranishëm kanë shprehur mllefin me ekzekutivin, me ç’rast deklaruan se kjo nuk është hera e parë që një ministër vonohet në konferenca të tilla./EO/