Skuadra e FC Dritës, mbrëmë ka udhëtuar për në Turqi, ku do të kryej fazën pregaditore para fillimit të sezonit të ri shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase sot ka mbajtur dy seancën pregaditore para ndeshjës miqësore që do ta zhvilloj nesër me fillim nga ora 15:30, ku do të takohet me Liptovsky Mikulas nga Superliga e Sllovakisë.
FC Drita ka publikuar disa fotografi në faqën e saj zyrtare, por që një detaj nuk i ka ikur tifozëve të saj “Intelektualëve”, dy lojtarët e saj kanë ndryshuar stilin e flokëve.
Almir Ajzeraj dhe Hamdi Namani, kanë ndërruar stilin e flokëve, të dy kanë ngjyrosur flokët me ngjyrë të bardhë, padyshim se të dy lojtarët e Dritës janë inspiruar nga personazhi më i përfolur kohëve të fundit Luiz Ejlli, i cili është banorë dhe konkurent në “Big Brother Vip Albania”.
Në faqën e ‘facebook’, tifozët përmes komenteve të tyre kanë ngacmuar dy lojtarët Ajzeraj dhe Namanin, duke ju thënë se janë inspiruar nga Luiz Ejlli./radiostar/