Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se takimi i datës 31 janar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë ku do të diskutohet për asociacionin do të bëhet për një arsye.
Ai tha se diskutimi në ditën e fundit të janarit do të bëhet pasi i dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka premtuar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, që deri në fund të janarit do ta detyrojë Kosovën ta diskutojnë asociacionin.
“Takimi të marten në ambasadë amerikane në Prishtinë po mbahet në ditën e fundit të janarit, sepse Escobar i ka premtuar Brnabiqit që deri në fund të janarit do ta detyrojë Kosovën ta diskutojë ASMM”, thuhet në reagimin e Abrashi.
Kujtojmë se dje kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri të ditur se nuk ka marrë ftesë për takimin e datës 31 ku do të diskutohet asociacioni.