Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli ka njoftuar nga Uashingtoni se Amerika është larg më brutale se që mund të mendohet në Prishtinë.
Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se gjendja e ambasadës së Kosovës në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes Kurti.
Ai i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta ndal shantazhin ndaj njerëzve, ose të dorëhiqet nëse është kundër Asociacionit.
“Sikur me targat dhe shtyerjen e zgjedhjeve, edhe deklaratat kundër për Asociacionin janë strategji e marrëdhënieve me publikun. Deklaratat nxisin tension e frikë, publiku këtu është në ankth, përpara se gjithçka të pranohet, pa u kuptuar tamam çfarë u pranua. Prodhimi i një rreziku është mbrojtje për kompromiset. Kurti po i shantazhon njerëzit. Frika, tash sa kohë është mjeti i tij për ta shitur kompromisin. Përndryshe do të jepte dorëheqje”, shkroi Molliqaj./GazetaSinjali/