Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe njëherë ka bërë thirrje që të shfuqizohet vendimi për rritjen e tatimit në pronë.
AAK ka bërë thirrje të shfuqizohet aplikimi i rivlerësimit të fundit dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022.
Tutje e ka quajtur mashtrim propozimin e VV që të falet tatimi në pronë për 100 euro.
“Në mungesë të veprimeve serioze në shërbim të rritjes së mirëqenies socio-ekonomike, qeveria paska vendosur që përmes kuvendeve komunale të vazhdojë me mashtrim, me propozimin për faljen e tatimit në pronë për 100 euro. Kjo nismë është anti-ligjore, sepse Ligji për Tatimin në Pronë është i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm Kuvendi ka të drejtë ta ndryshojë ose të falë borxhet e tatimit në pronë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.