Një grup i qytetarëve të thirrur nga ish anëtari i VV-së, Sadri Ramabaja, kanë protestuar në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, raporton teve1.info
Një nga protestuesit tha se kjo marrëveshje nuk i plotëson kushtet të jetë ndërshtetërore e ndërkombëtare, sepse sipas tij, kjo marrëveshje është në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.
“Askush në Kosovë nuk e harron ndihmën e Evropës gjatë luftës për liri e nga ana tjetër Evropa duhet ta dijë se shqiptarët janë kundër Asociacionit sepse janë të bindur se ky copëtim do ta dërgoj Kosovën në copëtim ku e ka quar Bosnjën “Republika serbe e Bosnjës”. Protestat e 31 janarit në Kosovë e tjerat më pas do të jenë paqësore e në mbështetje të Qeverisë Kurti i cili po punon për ta ruajtur integritetin e Kosovës”, tha ai.