Sot do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, kokrizi dhe bore dhe mund të ketë edhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Në mbrëmje vonë ose gjatë natës fronti i ftohtë sjellë reshje bore ku vende-vende priten reshje të dendura bore, ndërsa në zonat më të ulëta të Dukagjinit priten reshje shiu.
Të premtën ulje e temperaturave dhe me reshje krejtësisht të pakta, ndërsa priten intervale kohore me diell.
Të shtunën rikthehen reshjet e përziera të cilat pasdite ose në mbrëmje do të shndërrohen në reshje bore. Nga e shtuna pasdite dhe e diela do të depërtojë ajri i acart siberik.