Këto ishin rekomandimet e këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, të cilat nuk u përkrahën sot nga partitë në pushtet, mbi tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023 (foto).⬇️
Por, LDK me konstruktivitet i dha dritën e gjelbër kërkesës drejtuar Ministrisë së Financave, respektivisht, Departamentit të Tatimit në Pronë, për faljen e 100 eurove të para të faturave të tatimit të këtij viti.
Kjo nuk vlerësohet si masë e duhur nga ne, por treguam konstruktivitet për lehtësim të këtyre faturave për këtë vit, duke qenë se po përballemi me inflacion të lartë e paga të ulëta.
Nga shkresa zyrtare e stome e Ministrisë së Financave vëhet në pah ajo që LDK ka thënë; komunat nuk kanë të drejtë të falin borxhe, ata mund të japin rekomandime dhe të bëjnë kërkesa.