Sport Club Gjilani rikthehet në fushën e gjelbër në një ndeshje zyrtare në vitin 2023. Këtë të diele, SC Gjilani në fushë të vet në ndeshjen për kupë do të përballet me Vjosën nga Shtimja.
Gjilani që në kampionat zë pozitën e katërt, aq sa ka Prishtina në pozitën e tretë, mëton që mundësisht të fitojë Kupën e Kosovës, e cila u siguron atyre daljen në Evropë në Conference League.
Ndeshja SC Gjilani – Vjosa do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 13 në Stadiumin me Bari Sintetik (Te rrethi).
Kjo ndeshje i ka gëzuar edhe “Skifterët” e përmalluar, të cilat në një postim të tyre kanë shkruar: “Nesër paraqitemi pèr ta shuar mallin e lojës e të këngës në këtë ndeshje që zhvillohet tek fusha ndihmëse nga ora 13:00h!”./kryelajmi.com/.