Përfaqësues të CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations – CCNO u takuan me përfaqësues rë Caritas Alsace Réseau Secours Catholique në kuadër të takimit për bashkëpunim ndërmjet tyre si dhe dy vendeve Gjilan – Strasbourg Alsace.
Mediana Bislimi, drejtoreshë ekzekutive e CCNO-së falënderoi për mikpritje, Isabelle Collot- ADJOINTE DE LA PERMANANCE ARC-EN-CIEL, si dhe për bashkëpunimin, shkëmbimin e strategjive dhe ideve për projekte ndërmjet dy vendeve.
CCNO dhe Caritasi Alsace do ta thellojnë bashkëpunimin e tyre përmes projekteve konkrete në fushat e Të drejtave themelore të njeriut, Ndalimin dhe raportimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, Ballafaqimit me të kaluarën dhe Paqes ndëretnike, Mbrojtjes së mjedisit, Zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.
Gjithashtu, CCNO dhe Caritas do te iniciojnë bashkëpunimin institucional në mes dy vendeve përmes projekteve institucionale të përbashkëta.