Kenan Gurgurovci është aktor i talentuar, profesionist, i diplomuar në Shkollën Akademi të Aktrimit në Prishtinë, në Klasën e mësimdhënësit -aktor shumë i njohur edhe në qarqe evropiane e botërore, Enver Petrovcit.
Shkruan: Femi Halimi
Pasi u gjend i pa punë sepse u largua nga Teatri i Qytetit në Gjilan ku ishte i angazhuar kohë të gjatë, iu rrek aktrimit dhe regjisë vetë dhe për kohë të gjatë sa ishte në Kosovë pati një sërë filmash të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër me të cilët pati shumë suksese, mirënjohje e shpërblime.
Tani ka dy vjet që shumicën e kohës e kalon në Atlanta –Gjeorgjia, SHBA, ku veç punëve të biznesit atje, nuk ndahet nga profesioni i jetës së tij, të aktrimit dhe të regjisë. Në Atlanta tani ka një fluks regjistra të filmave që ia kalon me shumëçka Holivudit dhe Kenani është mu në Atlanta ku pret të angazhohet në industrinë e filmit amerikan dhe në bashkëpunim njëherit me artdashës shqiptarë atje të filmit.
Ky aktor sëpari nisi rrugën e aktrimit me kryerjen e dy viteve të Kursit të Aktrimit në Qendrën Rinore në Gjilan, tek aktori profesionist prof Jashar Shahiqi, mandej te Alban Shahiqi aktor i diplomuar, e që pas dy viteve të kursit intensiv zgjedhet asistent tek profesori i tij. Në vazhdim Kenani kreu Akademinë e Artit -Dega Aktrim në Universitetin e Tetovës në vitet 2003 -2004. Mandej vitin e dytë dhe të tretë i kreu në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku profesor të aktrimit dhe diksionit pati sërish të respektuarin aktor Enver Petrovcin. Diplomoi më datë 24. 06. 2006 me notën Dhjetë, -10, në provim karriere me rolin e Hamletit.
Tutje ndoqi ligjëratat për dramë tek profesorët nga Zagrebi –Dino Mustafiq dhe Zija Mihajlloviq.
Kenani në skenë, u angazhua gjatë gjithë kësaj kohe në shumë role të cilët i aktroi me shumë sukses. Rolet me rëndësi të veçantë që aktroi në dramë ishin:
Hamleti në “Lugetërit” e Shekspirit, në regji të Kastriot Saqipit. Ky rol në këtë shfaqje ishte për Temë të Diplomës, ku u notua me Dhjetëshe nga Komisioni. Kjo shfaqje atëherë ka arritë shumë suksese. Ka marrë pjesë në Festivalin Skena –up dhe u zgjodh për shfaqje më të mirën nga publiku dhe pati atëherë shfaqje rekorde.
Në “Ligatina” në regji të Ismajl Ymerit, luajti rolet e një dervishi dhe të një fshatari. Me këtë shfaqje atëherë trupa teatrore gjegjëse muarën pjesë në festivalin e Dramës në Dibër –Maqedoni, në Fier dhe në Vlorë, musafir të ftuar posaqërisht. Me këtë shfaqje atëherë ishin edhe në Festivalin e Ulqinit.
Në “Hamleti” të regjisorit dhe aktorit Ekrem Sopit, luajti dy role, atë të ushtarit dhe tjetrin, të aktorit të cirkut. Kjo shfaqje ishte për Diplomë tek Ekrem Sopi, ku është pranuar shumë mirë.
Në “Tregtari i varreve” në regji të Sokol Plakollit, me tekst të Ali Qerimit, luajti rolin e një biznesmeni fatlum, Fatlumit, -shfaqje që u inskenua në Teatrin e Babës atëherë në Prishtinë, që ishte teatër i improvizuar modern në lokalin që ishte në shtëpinë e prof Enver Petrovicit. Ishte një komedi me ngjyrime tragjike të karaktereve të rasteve, në kohërat që ishin dramë vetë për jetët njerëzore, e që u shfaq nëpër Kosovë si dhe në Dibër, Strugë, etj.
Në “Ausvajsi” në regji të Muharrem Sylejmanit, me tekst të Shqipe Kadriut, Kenani luajti rolin e një mësuesi nga Drenica, -Bekimit. Ishte një komedi për kohën e pasluftës, për përpjeket për identitet të ri në rrethana të rendit të lirisë dhe kaosit moral, si dhe të përpjekjes intelektuale për zgjidhje. Ngjarja ndërlidhej në dramë nëmes dy familjeve të ngatërruara për një vizë!
Në “Sfinga e gjallë” në regji të Ekrem Sopit, me tekst të Rexhep Qosjës, Kenani luajti rolin e një fqinji –Stojanit. Kjo dramë atëherë u prit shumë mirë nga publiku gjilanas në Teatrin e Qytetit.
Në “Teatri në Pazar” në regji të Muharrem Sylejmanit, me tekst të Tahir Arifit, luajti një rol kompleks modern të një fqinji, përcjellës i drejtoreshës, informator i saj.
“Mani dhe Liza” ishte në radhë, në regji të Enver Petrovcit, për provim, në rolin e Manit.
“Burr e grua” mandej ishte roli i i burrit për Kenanin, në dramën me regji të Enver Petrovcit.
Vazhdoi me “Hamletin” në regjit të Ali Mahmutit dhe të vetën, nga Uiliam Shekspir.
Në “Gomarët e kufirit”, film artistik i metrazhit të gjatë, në regji të Jeton Ahmetit, me tekst të Jeton Nezirajt, luajti rolin e një fshatari.
Ishte mandej një shfaqje eksperimentale në regji të Kastriot Saqipit.
Shfaqje tjetër njësoj në vazhdim, eksperimentale, në regji të Resul Jusufit…
Në “Inspektori” në regji të Fatos Berishës luajti rolin e Svistunovit, pjesëtarit të Sigurimit të Shtetit.
“Kush, ku kam lindur”, në regji të Qëndrim Kqikut, në rolin e bosit.
“Mishi i gjuhës”, në regji të Muharrem Sylejmanit, në rolin e sulltanit.
“Rruga e lirisë”, në regji të vetën, me tekst të Femi Halimit…
Pas karrierës së bujshme në dramë, Kenan Gurgurovci nisi me produksion filmik me Kompani të vetën, DARDANIA FILM –in, me të cilën Kompani realizoi shumë filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër dhe bashkëpunoi e bashkëveproi me shumë të tjerë kolegë në botën e filmit te ne e në botë. Në këtë vazhdë të veprimtarisë Kenan Gurgurovci luajti edhe shumë role qendrore në filma, që vetë i nxiti, i bëri dhe i realizoi me sukses të madh.
Në këtë të gjitha mjetet e nevojshme i mblodhi vetë nga donatorë dashamirë kurse pjesën tjetër të harxhimeve e plotësoi me euro të vetat. Kështu nga drama u largua përkohësisht dhe iu përkushtua filmit, pasi edhe e larguan nga vendi i punës në Teatër të Qytetit, ku ishte disa vjet aktor profesionist, e ku siguronte pagën mujore për jetesë, mirëpo dramën nuk e harroi por e transferoi në teknologji filmi të përparuar dhe të kohës.
Filmat që realizoi dhe rolet që aktroi në vazhdim:
“Gjakova”, në regji të Gazmend Nelës, teksti G. Nela, në rolin e një shpëtimtari të luftës, Trimit, -film artistik i metrazhit të shkurtër, zhanri dramë.
“Ora policore”, në regji të Ekrem Sopit, teksti E. Sopi, në rolin e një ushtari amerikan, Benjaminit, film i metr. të gjatë, zhanri komedi.
“Nëntoka” 1, në regji të Halil Budakovës, me tekst të Visar Fejzullahut, në rolin e një foliranti servil, Naserit. Film i metrazhit të gjatë, zhanri dramë –aksion dhe komedi.
“Nëntoka” 2, me tekst të Reshat Sahitajt, regjia H. Budakova, në rol të Naserit sërish.
“Nëntoka” 3, sërish në rolin e Naserit.
Në përgjithësi “Nëntoka” ka ngjallë inetersimin masiv të shikuesve veçmas të rinjëve dhe me këtë rol të Naserit Kenani u bë i njohur anembanë trojeve shqiptare dhe u ngrit në një aktor profesionist. Shumica e të rinjëve në qytet e gjetiu e njihnin si “Naseri”!
“Te liqeni”, të Amir Vitisë, me tekst të regjisorit, ishte në rolin e një kontrabandisti nga Tropoja, Azizit. Ky film pati shfaqje shumë, mori pjesë në festivalin e filmit të përvjetshëm në Zvicër ku mori një çmim. Mandej muar pjesë në konkurencë në Festivalin Skena –up ku u vlerësua për film më të mirë të festivalit. Ishte ky film artistik i metrazhit të shkurtër, zhanri dramë.
“Cimerët”, në regji të Burim Halitit, në rolin e një banditi, që ishte edhe serial televiziv.
“Vdekja solemne”, në regji të Ilir Kabashit, në rolin e narkomanit, Bekës, -film artistik, metrazhi i shkurtër, zhanri dramë.
“E kuqja”, në regji të Gazmend Nelës, teksti i Ismajl Kadaresë, në rolin e një fshatari, -Luanit. Ky film në festivalin e filmit në Pejë ka marrë çmimin e parë të publikut atëherë. Ishte edhe në Festivalin e Filmit Pri –film Festival në Prishtinë, -film i metrazhit të shkurtër, zhanri dramë historike.
“Hekurishtja”, në regji të Burim Halitit, në rolin e pijanecit, Milaimit. Ky film ka marrë pjesë në shfaqje në Gjermani, Zvicër, Austri, Prishtinë. Në Festivalin Skena –up ka marrë çmimin e parë nga juria profesionale. Në Tiranë ka marrë çmimin e parë për film. Po kështu në Itali ka fituar çmimin Ariu i Artë. Ishte film artistik i metrazhit të shkurtër, zhanri komedi.
SHAD –SHËRBIMI ANTIDROGË, në regji të Kenan Gurgurovcit, në rolin e policit sekret –detektiv, Dritonit. Temë sociale për të rinjtë e pasluftës, me dilemat e kohës së re në rrethana të reja, në liri por për shumë çka të rëndë për fatin e të rinjve shumicës në vendin tonë.
AZEM E SHOTË GALICA, në regji të Halil Budakovës, në rolin e kapitenit dhe eprorit të ushtrisë serbe Kostë Vojvodës, -film artistik me temë historike –metrazhi i gjatë.
LEPURI REPORTER, në regji të Kenan Gurgurovcit, skenari Femi Halimi, film artistik edukativ social për fëmijë, me mesazh të madh për kthimin e njerëzve në vendlindje në malësi dhe në natyrë.
DASHURIA NUK MJAFTON, në regji të Driton Hoxhës…
SHKOLLA E MALEVE, në regji të Halil Budakovës, në rolin e një komandanti të UÇK –së, film për luftën në Kosovë, për shkollën edhe në kohë të luftës dhe për rezistencën popullore me të gjitha mënyrat deri në liri.
FATI JONË, në regji të Halil Budakovës, në rolin e Qerimit, -serial televiziv.
LOTËT E HESHTUR, në regji të Enis Limanit, në rolin e një mafiozi.
ISTAMBULL CONECTION, -LIDHJA E STAMBOLLIT, në regji dhe në rolin kryesor të detektivit të Kenan Gurgurovcit, skenari Femi Halimi. Ky film artistik aksion ishte realizimi më i fuqishëm i këtij aktori dhe regjisori të ri me shumë entuziazëm e dashuri për artin filmik. Në film aktrojnë aktorë shqiptarë nga të gjitha trevat tona si dhe disa aktorë turqë. Njësoj edhe kuadrot filmike u bënë në të gjitha trojet shqiptare si dhe në shumë vende në Turqi.
ZORI, Film artistik i metrazhit të gjatë, aksion kriminalistik, producent Naser Qeli, regjia Esat Fejza, në rolin e një anëtari të bandës kriminale, ngjarje e rethanave të pasluftës tek ne, të shfrenimit të grupeve të shantazhit e krimit dhe të përpjekjes së policisë së re dhe të gjyqësisë për t’i dalë përballë krimit në mundësitë që ishin.
QYTETI I ZI, producent Kenan Gurgurovci, skenari e regjia e Dibran Fyelli, me temë lufte, në një nga rolet kryesore.
BASKETBOLLISTI, producent e regjisor vetë, film i metrazhit të shkurtër, temë për fatkeqësinë e një të riu basketbollist, i cili e pëson në fatkeqësi komunikacioni në kohën më të mirë të rinisë dhe të ngritjes sportive dhe mbetet në karrocë invalidësh, i kufizuar me trup por mjaft aktiv në karrierë të sportit të tij të dashur.
Kenan Gurgurovci luajti edhe në shumë filma tjerë, në skeqe humoristike tek producentët e shumtë dhe pati role të ndryshme kalimtare e të shkurtër të akterëve jetësorë, me shumë fuqi artistike dhe me aktrim profesional gjithmonë.
Tani Kenani gjendet në SHBA, në Atlanta –Gjorgjia, ku punon e jeton dhe ku merret në kohë të lirë sipas mundësive me aktrim, me regji dhe me shkrime pjesësh për skenare, e që pret që kur t’i vijë koha të realizojë veprat e tija të radhës. Pret gjithkështu të kyçet në botën e filmit amerikan në mënyrën specifike atje, pasi ka një simpati dhe nxitje për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje dhe që merren me artin e filmit.
Atlanta tani është qendër e madhe e produksionit filmik dhe për shumë çka ka shkuar përpara ndaj edhe vetë Holivudit. Në këtë qendër metropolë filmi botëror Kenani ka shansën dhe fatin në të ardhmën të ngritet në botën e filmit në një mënyrë të re në vazhdim.
Fati zgjedh trimat dhe të fuqishmit ngriten dhe duken në horizonte nga vjen drita e diellit në lindje. Kenani është një pasionant pa kufi e me gjithë shpirt për zejen e aktorit, që rrallë haset i tillë. Gjithë një jetë që ka e përkushtoi gjithë për aktrimin, dramën dhe filmin. Sigurisht se do të ngritet në artin e filmit atje në Atlanta, sikur që u ngrit vazhdimisht këtu, në Shqipëri e Turqi, me filma sidomos e me bashkëpunim me kolegë aktorë e regjisorë më në zë tanët dhe të huaj.
Atje në Atlanta punon në projekte të reja dhe me kohë do të dal me vepra dhe suksese të reja, më ndryshe dhe më me cilësi se gjithë deri tani. Me këtë të gjithën që është e shkruar në këtë tekst për të, ne i urojmë suksese Kenanit, shëndet dhe arritje të qëllimeve të tija në punë dhe në jetë!