Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me veprimet e tij ka bërë që siç tha Abdixhiku, Serbia proruse e me banda kriminale në veri të Kosovës të duke më konstruktive në raport me Kosovën në dialogun Kosovë-Serbi, raporton teve1.info
Sipas Abdixhikut, për shkak të politikave populiste të Kurtit, Kosova e ka shpërdoruar një vëmendje e mundësi të rrallë historike duke mos e koordinuar me aleatë asnjë veprim e më pas duke rënë në grackën e kundërshtarëve të Kosovës, dhe sipas tij, duke rrezikuar veriun e vendit.
“Dhe për këtë ne jemi tash e sa muaj me më pak sovranitet në territorin e Kosovës, pa mundësi të organizimit të zgjedhjeve në veri, pa polici prezent atje e pa sisteme shtetëror atje, madje as vendimet tona shtetërore, ato që u bënë shkas i një moskoordinimi të tillë nuk janë më. Afatet e Kurtit u zhbënë brenda marrëveshjeve të mbrëmjeve në Bruksel”, tha Abdixhiku.
Lideri i LDK-së, tha se Kurti i ka paraqitur dy dokumente të ndryshme në të cilat sipas tij është i paqartë dhe kontrovers.
“Jo vetëm që nuk ka arritur të mbaj asnjë premtim negociues, jo vetëm që nuk ka arritur të shtyj asnjë kapitull nga platforma e tij dialoguese, jo vetëm që nuk ka arritur të ketë më shumë sovranitet në vëri por e ka krijuar edhe një zgjidhje të vështirë përmes moskoordinimit me aleatë dhe izolimit të vendit dhe rrugëtimit të pafund nëpërmjet një marrëveshje bazë. Shpërdorim më të madh mundësisë historike që Kosova kishte përpara nuk ka mundur t’i bëjë askush në dialog”, tha Abdixhiku.