Ambasada e Turqisë në Kosovë ka bërë të ditur se pas situatës së krijuar nga tërmetet në Turqi, janë nisur ndihma drejt saj.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasadës turke ka njoftuar që së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, institucionet e Kosovës dhe bashkatdhetarët po dërgojnë ndihma përmes maunave në Turqi.
Drejt Turqisë po dërgohen 3,161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës, 666 pako pelena, 31 jorgan, 2 krevate, 27 jastëkë dhe 51 kuti (416 kg) rroba dimërore.