Sot janë bërë dy vjet, që kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese.
Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje fitoi mbi 50 për qind të votave, duke iu mundësuar kështu të krijonte e vetme qeverinë.
Kjo ishte hera e dytë që Vetëvendosje fitoi zgjedhje parlamentare.
Ajo doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 me një dallim të vogël nga Lidhja Demokratike e Kosovës.