Sot, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim së bashku me njësitin e FSK-së, kanë shpëtuar një person nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Turqi.
Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se e në ditën e nëntë pasi që ka ndodhur tërmeti, kanë shpëtuar një 26-vjeçare në Hatay.
Shoqata përmes një njoftimi në Facebook kanë shkruar se: “shpëtimi i vajzës 26-vjeçare me ndihmën e shoqatës sonë, mbas 9 dite pasi ndodhi tërmeti”.