Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, sot do të marshojnë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vend.
Protesta është thirrur në vigjilje të 53 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.
“Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë. Kështu sepse asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës” thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.
Nisja për në protestë është organizuar nga disa komuna të vendit, teksa transporti është lajmëruar të jetë falas.
Protestuesit do të mblidhen në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 16:00, për të marshuar drejt qendrës së kryeqytetit.