Gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka zyrtarizuar mbajtjen e seancës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Por, gjykatësi i ka dhënë prokurorisë afat kohor prej pesë orësh për mbajtjen e seancës.
Mbrojtja e Rexhep Selimit do të ketë një orë kohë, ajo e Hashim Thaçit do ketë tri orë kohë, mbrojtja e Jakup Krasniqit do ketë një orë e gjysmë kohë teksa mbrojtja e Kadri Veselit do ketë kohë 45 minuta, përfshirë edhe pyetjet nga trupi gjykues.